Miftaraj: Legjislatura e dhjetë do të njihet si “legjislatura karate”, Bardiqi së paku la trashëgimi diçka
Ehat Miftaraj nga IKD, ka reaguar në lidhje me situatën që është krijuar mbrëmë në Kuvendin e Kosovës, i cili është shpërndarë dhe vendi tani shkon në zgjedhje. Miftaraj ka thënë se legjislatura e dhjetë në historinë e parlamentarizmit në Kosovës, do të njihet edhe si Legjislatura Karate, shkruan lajmi.net. Ai gjithashtu ka ironizuar me…
Lajme
Ehat Miftaraj nga IKD, ka reaguar në lidhje me situatën që është krijuar mbrëmë në Kuvendin e Kosovës, i cili është shpërndarë dhe vendi tani shkon në zgjedhje.
Miftaraj ka thënë se legjislatura e dhjetë në historinë e parlamentarizmit në Kosovës, do të njihet edhe si Legjislatura Karate, shkruan lajmi.net.
Ai gjithashtu ka ironizuar me deputetin Naim Bardiqi, mesazhi i të cilit është fotografuar në Kuvend, ndërsa ai e ka parë si cenim të privatësisë.
“Naim Bardiqi mbase nuk do të njihet për ndonje punë të mirë si deputet i Legjislatures Karate por së paku ka lënë trashigimi diçka, na tregoi se si mund të zgjidhet Presidenti i Republikes Karate dhe si publiku dhe gazetaret nuk ia respektuan privatesine ne nje vend publik i rrethuar me kamera ne seance plenare”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: