Këta janë anëtarët e propozuar të Bordit të AKP-së

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi sot para deputetëve ka prezantuar emrat e anëtarëve të propozuar të Agjencisë Kosovare e Privatizimit. “Qeveria e Kosovës në kuadër të përgjegjësive të saj, me datë 23.04,2016 ka nxjerrë vendimin dhe i ka propozuar Kuvendit të Kosovës anëtarët për Bordin e AKP-së: Hekuran Nikçi, kryesues, Blerina Batusha-Xërxa, anëtare, Mirsia…

Lajme

27/04/2026 16:27

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi sot para deputetëve ka prezantuar emrat e anëtarëve të propozuar të Agjencisë Kosovare e Privatizimit.

“Qeveria e Kosovës në kuadër të përgjegjësive të saj, me datë 23.04,2016 ka nxjerrë vendimin dhe i ka propozuar Kuvendit të Kosovës anëtarët për Bordin e AKP-së: Hekuran Nikçi, kryesues, Blerina Batusha-Xërxa, anëtare, Mirsia Kaja, anëtare, Berat Isa, anëtar, Arbër Gorani, anëtar, Atdhe Hykolli, anëtar si dhe Feim Kelmendi”, është shprehur ai.

Ndërkaq, lidhur me këtë çështje, në Kuvend po flasin përfaqësuesit e grupeve parlamentare.