Totaj: Qeveria me në krye regjisorin Albin Kurti i ka marrë vetëm gjatë 2026-tës 14 milionë euro, nga 2022-ta rreth 38 milionë euro
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka thënë se Qeveria e Kosovës po e vazhdon falimentimin dhe defunksionalizimin e Komunave në kontinuitet. Ai ka thënë se ky falimentim po vjen me në krye regjisorin Albin Kurti. “Komunës së Prizrenit vetëm gjatë vitit 2026 ju kanë marrë në total reth 14 milion € (12.4 M…
Lajme
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka thënë se Qeveria e Kosovës po e vazhdon falimentimin dhe defunksionalizimin e Komunave në kontinuitet.
Ai ka thënë se ky falimentim po vjen me në krye regjisorin Albin Kurti.
“Komunës së Prizrenit vetëm gjatë vitit 2026 ju kanë marrë në total reth 14 milion € (12.4 M € në investime kapitale dhe 1.5 M € në mallra dhe shërbime). Kurse nga viti 2022 deri më tani reth 38 milion €. Është informacion (jo ankesë) për ju që te dini kush po ua paralizon qytetin dhe po ua pamundëson ngritjen e cilësisë së jetës!”, ka shtuar Totaj. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: