Bajrami kritikon Kurtin: Deklaratat e tij janë kundërthënëse – asnjëherë nuk ka qenë serioz në atë çka ka ofruar

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti lidhur me ofertat që ai i ka cilësuar si “gjeneroze” për opozitën. Sipas Bajramit, qëndrimet e Kurtit, siç u shpreh, janë kundërthënëse dhe nuk përputhen me njëra-tjetrën. Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ajo theksoi se, në vlerësimin e saj, Kurti nuk ka…

Lajme

22/04/2026 21:31

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti lidhur me ofertat që ai i ka cilësuar si “gjeneroze” për opozitën.

Sipas Bajramit, qëndrimet e Kurtit, siç u shpreh, janë kundërthënëse dhe nuk përputhen me njëra-tjetrën.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ajo theksoi se, në vlerësimin e saj, Kurti nuk ka qenë serioz në atë që ka ofruar.

“Z.Kurti është shumë kundërthënës, z.Kurti demanton edhe veten, tregon se asnjëherë nuk ka qenë serioz në atë çka ka ofruar dhe në deklaratat e veta”, tha Bajrami