I doli fotografia – Zëvendësministri Mjeku mohon se ka raport me Marin Gjonajn e “ETMT”: Ishin në të njëjtin aktivitet në Abu-Dhabi, nuk nënkupton mbështetje

Emri i biznesmenit Marin Gjonaj është ndër më të përmendurit ditëve të fundit në Kosovë. Ai është pronar i kompanisë “ETMT” e regjistruar në Kosovë në vitin 2020, e licencuar për Tregti me rrymë nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike në shtator të vitit 2021, por që fitimet multi-milionëshe i filluan veç në pjesën…

Lajme

22/04/2026 12:25

Emri i biznesmenit Marin Gjonaj është ndër më të përmendurit ditëve të fundit në Kosovë.

Ai është pronar i kompanisë “ETMT” e regjistruar në Kosovë në vitin 2020, e licencuar për Tregti me rrymë nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike në shtator të vitit 2021, por që fitimet multi-milionëshe i filluan veç në pjesën e dytë të vitit që shkoi e ato janë zgjeruar ndjeshëm, ama ndjeshëm, në fillim të këtij viti, transmeton lajmi.net.

Gjonaj, një një tjetër biznes, ka ortakëri me deputetin e VV-së, Ejup Ahmeti, duke shtuar ndjeshëm dyshimet për favorizim.

Përveç me Ahmetin, Gjonajt i doli edhe një fotografi me zëvendësministrin e Ekonomisë në qeverinë Kurti, Getoar Mjekun në një event në Abu-Dhabi.

Pas publikimit të fotografisë, Mjeku ka dal me një reagim duke mohuar se ka raport me të.

“Lidhur me raportimin e pasaktë nga VOX Kosova, sqaroj se unë nuk kam asnjë raport me zotin Gjonaj dhe nuk kam zhvillu takim me të. Në prill 2025, Oda e Tregtisë së Abu-Dhabit organizoi një ngjarje për pjesëmarrësit e ftuar përmes Këshillit Shqiptar të Biznesit, që përfshinin zyrtarë shtetërorë dhe përfaqësues të gati 140 bizneseve ballkanike të industrive të ndryshme. Në një prej aktiviteteve, krerët e Odës pritën njëkohësisht grupe të vogla vizitorësh. Unë kam pasë takime me zyrtarët dhe bizneset e Emirateve për nxitjen e investimeve në Kosovë. Prania në të njëjtin aktivitet, e diktuar nga formati i organizimit, nuk nënkupton mbështetje për askënd.”, shkroi në postimin e tij Mjeku./lajmi.net/