Emir Abrashi zgjidhet kryetar i AKR-së, Gjergj Beka nënkryetar i parë!
Aleanca Kosova e Re ka mbajtur Kuvendin e Partisë ku janë zgjedhur strukturat e reja drejtuese. Kryetar i ri i kësaj partie është zgjedhur Emir Abrashi, transmeton lajmi.net. Ai është zgjedhur me shumicë votash dhe do ta drejtoj tash e tutje këtë subjekt, raporton hulumtime. Nënkryetar i parë është zgjedhur Gjergj Beka, që e udhëheq degën…
Lajme
Aleanca Kosova e Re ka mbajtur Kuvendin e Partisë ku janë zgjedhur strukturat e reja drejtuese.
Kryetar i ri i kësaj partie është zgjedhur Emir Abrashi, transmeton lajmi.net.

Ai është zgjedhur me shumicë votash dhe do ta drejtoj tash e tutje këtë subjekt, raporton hulumtime.
Nënkryetar i parë është zgjedhur Gjergj Beka, që e udhëheq degën e AKR-së në Mitrovicë të Jugut.

Në krye të kësaj partie për një kohë të gjatë qëndroi themeluesi i subjektit, Behgjet Pacolli i cili dha dorëheqje dhe ia la në dorë partinë Vesel Makollit, i cili deri më sot ka qenë ushtrues detyre i AKR-së./lajmi.net/