“Bënin marrëdhënie me konkurrentët”, Arjan Konomi trondit me deklaratat: Në ‘Për’puthen’ kishte çmenduri

Në emisionin “Goca dhe Gra”, ku u diskutua për katër finalistët dhe dinamikat më të fundit në ekran, i ftuar si opinionist ishte Arjan Konomi. Gjatë bisedës, ai u ndal jo vetëm te aktualiteti televiziv, por edhe te eksperiencat e tij të mëparshme në programe të tjera, duke rikthyer në vëmendje emisionin e njohur “Për’puthen”.…

ShowBiz

18/04/2026 11:36

Në emisionin “Goca dhe Gra”, ku u diskutua për katër finalistët dhe dinamikat më të fundit në ekran, i ftuar si opinionist ishte Arjan Konomi.

Gjatë bisedës, ai u ndal jo vetëm te aktualiteti televiziv, por edhe te eksperiencat e tij të mëparshme në programe të tjera, duke rikthyer në vëmendje emisionin e njohur “Për’puthen”.

Konomi përmendi edhe emrin e Shqipe Hysenajt, një nga personazhet që u bë e njohur pikërisht në këtë format. Ai kujtoi periudhën kur ishte pjesë e programit dhe bëri deklarata të forta lidhur me prapaskenat që, sipas tij, ndodhnin gjatë xhirimeve.

Sipas opinionistit, në “Për’puthen” kishte situata që tejkalonin kufijtë e një formati televiziv për njohje, duke pretenduar se disa nga pjesëmarrësit krijonin marrëdhënie intime jashtë kamerave, ndërsa takimet që shfaqeshin në ekran, sipas tij, nuk ishin gjithmonë reale.

Ai shtoi gjithashtu se kishte raste kur persona që merrnin pjesë në program rezultonin të ishin në marrëdhënie jashtë tij, madje edhe të martuar, çka e bënte situatën edhe më problematike.

“Kishte një situatë çmendurie, sepse nuk mund t’i kontrolloje dot,” u shpreh opinionisti Arjan Konomi, duke nënkuptuar vështirësitë në menaxhimin e një formati të tillë dhe presionin që krijohej nga sjelljet e disa konkurrentëve te reality show.