Mblidhet Kryesia e PDK-së
Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës. Kjo mbledhje vjen një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku e shfuqizon dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen Kuvendit. Mediat nuk u lejuan të marrin pamje në fillim të mbledhjes, do të ketë një konferencë për media pas përfundimit të takimit. Gjykata Kushtetuese,…
Lajme
Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës.
Kjo mbledhje vjen një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku e shfuqizon dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen Kuvendit.
Mediat nuk u lejuan të marrin pamje në fillim të mbledhjes, do të ketë një konferencë për media pas përfundimit të takimit.
Gjykata Kushtetuese, të mërkurën, e shpalli të pavlefshëm dekretin e presidentes për shpërbërjen e Kuvendit.
Me këtë vendim, Kushtetuesja u jep deputetëve afat edhe 34 ditë për përfundimin e procedurës dhe e shfuqizon masën e përkohëshme të vendosur më 9 mars./Lajmi.net/