Tensionohet situata jashtë Kuvendit të Shqipërisë, protestuesit tentojnë të thyejnë kordonin e policisë, hidhet sprej drejt tyre

Pas mbylljes së seancës plenare ku u votua kundër kërkesës së SPAK për të arrestuar Belinda Ballukut, jashtë ambienteve të Kuvendit situata u tensionua pas protestuesit tentuan që të thyejnë kordonin e policisë. Ata kanë hedhur sprej dhe tymuese blu drejt efektivëve, ndërsa protestës iu bashkua edhe Sali Berisha, shkruan Topchannel. Ndërkohë në fjalën e…

Lajme

12/03/2026 11:39

Pas mbylljes së seancës plenare ku u votua kundër kërkesës së SPAK për të arrestuar Belinda Ballukut, jashtë ambienteve të Kuvendit situata u tensionua pas protestuesit tentuan që të thyejnë kordonin e policisë.

Ata kanë hedhur sprej dhe tymuese blu drejt efektivëve, ndërsa protestës iu bashkua edhe Sali Berisha, shkruan Topchannel.

Ndërkohë në fjalën e tij Berisha bëri thirrje për vijim të protestave.

“Rama mendon se mbylli dosjen e tij duke votuar kundër heqjes së imunitetit, por nuk do mbyllet kurrë dhe do ta ketë si gurë varri. Ndaj le të vazhdojmë ne kryengritjen tonë paqësore”, tha Berisha para protestuesve.