Tragjedi në Zvicër, gjashtë të vdekur në një autobus: Një person dyshohet se u lye me benzinë dhe ia vuri flakën vetës
Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Zvicër, saktësisht në Murtenstrasse në Chietres. Sipas raportimeve në mediat e Zvicrës, një autobus është përfshirë nga flakët dhe si pasojë 6 persona kanë vdekur, transmeton lajmi.net. “Të paktën gjashtë persona” kanë vdekur, njoftuan zyrtarët e zbatimit të ligjit, sipas SRF, e cila ishte në vendngjarje. Pesë pasagjerë…
Bota
Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Zvicër, saktësisht në Murtenstrasse në Chietres.
Sipas raportimeve në mediat e Zvicrës, një autobus është përfshirë nga flakët dhe si pasojë 6 persona kanë vdekur, transmeton lajmi.net.
“Të paktën gjashtë persona” kanë vdekur, njoftuan zyrtarët e zbatimit të ligjit, sipas SRF, e cila ishte në vendngjarje. Pesë pasagjerë dhe një shpëtimtar u plagosën gjithashtu. Tre nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.
Sipas raportimit të “lemantin.ch”, një person u lye me benzinë dhe ia vuri flakën vetës dhe autobusit.
Siç dyshohet, një burrë i vuri flakën vetes. Ai i hodhi benzinë vetes përpara se ta ndizte.
Rrethanat e sakta janë ende nën hetim. Hetimi është duke vazhduar./lajmi.net/