Barcelona fiton, por Atletico Madrid shkon në finale

Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të siguruar finalen. Skuadra madrilene kishte fituar 4-0 në ndeshjen e parë, duke ruajtur avantazhin e përgjithshëm dhe duke u kualifikuar në finale për herë të parë që nga sezoni 2012/13. Barcelona e ka…

Sport

03/03/2026 23:29

Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të siguruar finalen.

Skuadra madrilene kishte fituar 4-0 në ndeshjen e parë, duke ruajtur avantazhin e përgjithshëm dhe duke u kualifikuar në finale për herë të parë që nga sezoni 2012/13.

Barcelona e ka nisur ndeshjen me presion të madh, duke mbajtur rreth shtatëdhjetë për qind të posedimit të topit. Megjithatë, mysafirët janë mbrojtur mirë. Goli i parë ka ardhur nga Marc Bernal, i cili ka realizuar pas një asistimi nga Lamine Yamal. Në fund të pjesës së parë, Raphinha ka shënuar nga penalltia për 2-0.

Në pjesën e dytë, Barcelona ka vazhduar sulmet dhe Bernal e ka realizuar edhe golin e tretë pas një krosimi nga Joao Cancelo. Pavarësisht dominimit dhe shumë rasteve, katalunasit nuk kanë arritur ta përmbysin rezultatin e përgjithshëm.

Atletico Madridi do të përballet në finale me fituesin e duelit mes Real Sociedad dhe Athletic Bilbao.