Haxhiu takon nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi: U theksua përkushtimi i shtetit malazez për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur në takim nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj. Ajo ka thënë se në takim është diskutuar për marrëdhëniet e ngushta që ekzistojnë midis dy vendeve dhe për mundësitë e avancimit të mëtejmë të tyre, sidomos në rrafshin parlamentar. “Kryetarja Haxhiu e njohu Camaj…

Lajme

17/02/2026 16:21

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur në takim nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj.

Ajo ka thënë se në takim është diskutuar për marrëdhëniet e ngushta që ekzistojnë midis dy vendeve dhe për mundësitë e avancimit të mëtejmë të tyre, sidomos në rrafshin parlamentar.

“Kryetarja Haxhiu e njohu Camaj me procesin e krijimit dhe konsolidimit të institucioneve të reja në Kosovë, të dala nga zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe me përkushtimin e tyre për forcimin e rendit demokratik, sundimit të ligjit dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik e social të vendit. Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, uroi kryetaren Haxhiu për përvjetorin e pavarësisë së Kosovë dhe po ashtu për detyrën e saj të re në krye të Kuvendit të Kosovës”, ka njoftuar Kuvendi i Kosovës.

Kuvendi ka njoftuar se Camaj ka theksuar përkushtimin e shtetit malazez për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve, në frymën e bashkëpunimit e të miqësisë, si dhe konfirmoi mbështjen për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në NATO.

“Kryetarja Haxhiu dhe nënkryetari Camaj diskutuan gjithashtu për mundësitë e avancimit të marrëdhënieve midis dy parlamenteve, nëpërmjet shkëmbimit të përvojave dhe praktikave më të mira legjislative, përfshirë këtu grupet e miqësisë, si një instrument i rëndësishëm i bashkëpunimit parlamentar”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Kuvendit. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: