19 vjeçari në Ferizaj voziti 106 km/h në zonën me kufizim 50 km/h – Gjobitet me 300 euro, dhe i hiqet patentë-shoferi për 6 muaj

Policia e Kosovës në Ferizaj, gjatë kontrolleve të realizuara, mbrëmë rreth orës 00:11 në rrugën “Driton Islami”, ka ndaluar dhe ndëshkuar një shofer për tejkalim të shpejtësisë. Në zonën me kufizim prej 50 km/h. shoferi D.H. (19 vjeç), me veturën VW Golf 7, ngjyrë hiri, me targa vendore, është kapur duke qarkulluar me shpejtësi 106…

Lajme

15/02/2026 19:03

Policia e Kosovës në Ferizaj, gjatë kontrolleve të realizuara, mbrëmë rreth orës 00:11 në rrugën “Driton Islami”, ka ndaluar dhe ndëshkuar një shofer për tejkalim të shpejtësisë.

Në zonën me kufizim prej 50 km/h. shoferi D.H. (19 vjeç), me veturën VW Golf 7, ngjyrë hiri, me targa vendore, është kapur duke qarkulluar me shpejtësi 106 km/h.

Ndaj tij është shqiptuar gjobë në vlerë prej 300 euro, 3 pikë negative dhe masë mbrojtëse, heqje e patentë-shoferit për 6 muaj.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ,atja e shpejtësisë është bërë me veturën zyrtare të policisë.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe të intensifikuara me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe apelon tek të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat e trafikut. Shkeljet në trafik mund të raportohen në numrat: 192, 0290/326-250, 0290/322-406, ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”. Të gjitha informacionet e pranuara trajtohen me konfidencialitet të plotë”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/

Njoftimi i plotë: