SHBA nderon Kosovën, Washington D.C. feston 18-vjetorin e pavarësisë

Në prag të festimeve për 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, kryeqyteti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka nderuar vendin tonë me një proklamatë të veçantë. Kryebashkiakja e Washington D.C., Muriel Bowser, ka nënshkruar një dokument zyrtar që shpall datën 17 shkurt 2026 si “Dita e Pavarësisë së Kosovës” në kryeqytetin amerikan. Në tekstin e…

Lajme

15/02/2026 13:21

Në prag të festimeve për 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, kryeqyteti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka nderuar vendin tonë me një proklamatë të veçantë.

Kryebashkiakja e Washington D.C., Muriel Bowser, ka nënshkruar një dokument zyrtar që shpall datën 17 shkurt 2026 si “Dita e Pavarësisë së Kosovës” në kryeqytetin amerikan.

Në tekstin e proklamatës, Bowser vlerëson përparimet e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë në 2008, duke përmendur arritjet në sundimin e ligjit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe forcimin e shtetit në skenën ndërkombëtare.

Dokumenti gjithashtu thekson marrëdhëniet e ngushta dhe të qëndrueshme mes Kosovës dhe SHBA-ve, të bazuara në vlera demokratike të përbashkëta dhe respekt të ndërsjellë.

Po ashtu, proklamata vlerëson rolin e diasporës shqiptaro-amerikane, duke theksuar kontributet e saj në pasurimin kulturor dhe qytetar të komunitetit të Washingtonit.

Duke iu bashkuar komunitetit shqiptar dhe Ambasadës së Kosovës, Kryebashkiakja Bowser e shpall këtë ditë si një festë zyrtare në Washington, duke ripohuar mbështetjen e palëkundur të SHBA-ve ndaj Kosovës.