Një muaj paraburgim ndaj njërit nga të dyshuarit për lëndim të rëndë trupor, një muaj arrest shtëpiak për tjetrin
Gjykata Themelore në Mitrovicë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, për caktimin e masave për sigurimin e pranisë në procedurë penale, ndaj L.D dhe B.D. Ndaj të pandehurit L.D, është caktuar një muaj paraburgim, që i llogaritet nga data 11.02.2026 deri më 11.03.2026. “Kjo masë të pandehurit L.D. i’u është caktuar për shkak…
Lajme
Gjykata Themelore në Mitrovicë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, për caktimin e masave për sigurimin e pranisë në procedurë penale, ndaj L.D dhe B.D.
Ndaj të pandehurit L.D, është caktuar një muaj paraburgim, që i llogaritet nga data 11.02.2026 deri më 11.03.2026.
“Kjo masë të pandehurit L.D. i’u është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: “Lëndim i rëndë trupor” nga neni 186 paragrafi 3, lidhur me paragrafin 1, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të Kodi Penal i Republikës së Kosovës (KPRK)”, ka njoftuar Gjykata në Mitrovicë.
Ndaj të pandehurit B.D është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 muai, që i llogaritet nga data 11.02.2026 deri më 11.03.2026.
“Masa e arrestit shtëpiak ndaj B.D. është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” nga neni 186 paragrafi 1 i KPRK-së”, ka njoftuar Gjykata në Mitrovicë. /Lajmi.net.