Foda pas shortit në Ligën e Kombeve: Qëllimi ynë është të bëjmë gjithçka për ta arritur vendin e dytë – Austria është favorite
Selektori i Kosovës, Franco Foda, ka komentuar shortin e ri të Ligës së Kombeve, ku “Dardanët” do të garojnë në Ligën B përballë Izraelit, Austrisë dhe Republikës së Irlandës. Duke folur për kundërshtarët, Foda e cilësoi Austrinë si favorite të grupit, por theksoi se Kosova do të luftojë për objektivat e saj. “Është e qartë…
Sport
Selektori i Kosovës, Franco Foda, ka komentuar shortin e ri të Ligës së Kombeve, ku “Dardanët” do të garojnë në Ligën B përballë Izraelit, Austrisë dhe Republikës së Irlandës.
Duke folur për kundërshtarët, Foda e cilësoi Austrinë si favorite të grupit, por theksoi se Kosova do të luftojë për objektivat e saj.
“Është e qartë se Austria është favorite në këtë grup, por është një grup interesant. Qëllimi ynë është të bëjmë gjithçka për ta arritur vendin e dytë, sepse është një grup i fortë. Të paktën duhet ta ruajmë nivelin dhe të mos biem në Ligën C,” deklaroi ai, transmeton lajmi.net.
Trajneri gjerman u ndal edhe te përballja me Austrinë, një vend ku më parë ka ushtruar detyrën e trajnerit. Ai e pranoi se rikthimi do të jetë i veçantë për të.
“Sa i përket rikthimit në Austri, jam i lumtur të luaj kundër tyre, të shoh ish-lojtarët e mi dhe shpresoj që të kemi shumë mbështetje në Austri. Por përqendrimi im është ende te muaji mars,” u shpreh Foda.
Kosova synon të bëjë paraqitje konkurruese në këtë edicion të Ligës së Kombeve, me objektivin për të ruajtur statusin në Ligën B dhe për të luftuar për një pozitë sa më të lartë në grup./lajmi.net/