Gjykata në Prizren merr vendim për të dyshuarit për falsifikim votash në Dragash dhe në Suharekë

Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se ka mbajtur katër seanca dëgjimore për kërkesat e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 28 të dyshuarve për “Falsifikim të rezultateve të votimit” në Dragash dhe në Suharekë. Gjykata ka refuzuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të dyshuarve në Dragash,…

Lajme

12/02/2026 12:10

Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se ka mbajtur katër seanca dëgjimore për kërkesat e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 28 të dyshuarve për “Falsifikim të rezultateve të votimit” në Dragash dhe në Suharekë.

Gjykata ka refuzuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të dyshuarve në Dragash, ndërsa ndaj 6 të tjerëve është caktuar masa e arrestit shtëpiak prej një muaji.

“Me datë 10 shkurt, ndaj tre (3) të pandehurve L.A., B.B., dhe S:S:, secili veç e veç i dyshuar për veprën penale falsifikimi i rezultateve të votimit nga neni 216 par. 2 lidhur me nenin 31 të KP-së, është refuzuar si e pabazuar kërkesa e Prokurorisë Themelore Prizren për caktimin e masës së paraburgimit, dhe të pandehurit janë liruar të mbrohen në procedurë të rregullt. Po ashtu me datë 10 shkurt, ndaj gjashtë (6) të pandehurve A:K., M.R:, E.R:, A:Q:, A.T., dhe R.Sh., është refuzuar kërkesa e Prokurorisë së Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit, dhe ndaj të pandehurve është caktuar masa e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej një (1) muaji e cila mund të zgjasë deri më datë 09.03.2026”, ka njoftuar Gjykata.

Ndërsa sa i përket të dyshuarve në Suharekë, Gjykata ka vendosur t’i lirojë 10 të dyshuar ndërsa, ndaj 9 të tjerëve është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

“Ndaj dhjetë (10) të pandehurve A.Z., B.Z:, B.V., E.M., F.K., G.R., Y.Z.  L.F., M.H:, dhe B.D:, është refuzuar kërkesa e Prokurorisë së Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit, dhe të pandehurit janë liruar të mbrohen në procedurë të rregullt me datë 11 shkurt. Ndaj nëntë (9) të pandehurve, H.S:, SH.K., H.G., G.K., F.G., J:D., F.V:, J.G:, B.K., është refuzuar kërkesa e Prokurorisë së Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit, dhe ndaj të pandehurve është caktuar masa e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej një (1) muaji e cila mund të zgjasë deri më datë 10.03.2026”, ka njoftuar Gjykata.