Misetiq: ZPS e ka cilësuar Zyrapin si dëshmitar të besueshëm, ai ka dëshmuar se nuk din që Thaçi kishte shënjestruar kundërshtarët

Sot, në Gjykatën Speciale në Hagë, fjalët përfundimtare po i thotë avokati mbrojtës i Hashim thaçit, Luka Misetiq. Ai në këto fjalë, ka folur për dëshmitë e ndërkombëtarëve, dhe ato të ish-komandantëve të UÇK-së në Hagë, “Deklaratat e dëshmitarëve ndërkombëtarë, rikonfirmohen fuqishëm nga dëshmia e zyrtarëve të lartë të UÇK-së, persona nga brenda që ju…

Lajme

11/02/2026 10:25

Sot, në Gjykatën Speciale në Hagë, fjalët përfundimtare po i thotë avokati mbrojtës i Hashim thaçit, Luka Misetiq.

Ai në këto fjalë, ka folur për dëshmitë e ndërkombëtarëve, dhe ato të ish-komandantëve të UÇK-së në Hagë,

“Deklaratat e dëshmitarëve ndërkombëtarë, rikonfirmohen fuqishëm nga dëshmia e zyrtarëve të lartë të UÇK-së, persona nga brenda që ju i dëgjuat dhe që shprehen të njëjtën pikëpamje nga dëshmia e dëshmitarëve ndërkombëtarë. Ata iu thanë që Hashim Thaçi nuk kishte të bënte fare me ndonjë politikë për të shënjestruar të ashtuquajturin kundërshtar politik por edhe për të keqtrajtuar civil.  Ju dëgjuat nga komandanti Rrustem Mustafa-Rremi, dëgjuat nga zëvendëskomandanti i UÇK-së, Sokol Bashota dhe më e rëndësishme e dëgjuat këtë gjë nga shefi i shtabit të përgjithshëm Bislim Zyrapi”, ka thënë Misetiq.

Ai ka cituar disa dëshmi të Zyrapit, ku i njëjti mohonte të ketë qenë në dijeni se Hashim Thaçi ishte i përfshirë në ndonjë politikë të shtabit të përgjithshëm për të shënjestruar bashkëpunëtorë apo të shkel të drejtat e njeriut.

“ZPS përshkroi Zyrapin që ishte pjesë e personave të besuar, ishte i vetmi person nga jashtë.  ZPS konfirmon se Zyrapi ka dhënë dëshmi në kohë në Gjykata të ndryshme dhe iu ka qëndruar atyre deklaratave. Në asnjë moment ZPS nuk e ka identifikuar Zyrapin si anëtarë i dyshuar i NKP-së.  Qëndrimi i ZPS-së është se Zyrapi është dëshmitar i besueshëm. Provat e ZKP-së janë që ata që ishin anëtarë të NKP-së i kanë mbajtur diskutimet e tyre për qëllime kriminale jashtë tyre”, ka thënë Misetiq.

Ai gjithashtu ka thënë se ZKP ka thënë se Zyrapi nuk ishte pjesë e NKP-së. /Lajmi.net/