FSK merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Dynamic Front 26” në Gjermani
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Dynamic Front 26”, të organizuar nga Ushtria Amerikane për Evropë dhe Afrikë (USAREUR-AF). Ushtrimi shumëkombësh teston ndërveprueshmërinë e forcave të NATO-s dhe partnerëve në fushën e artilerisë dhe zjarrit indirekt, transmeton lajmi.net. Kontingjenti i FSK-së, i përbërë nga Regjimenti i Tretë i Këmbësorisë…
Lajme
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Dynamic Front 26”, të organizuar nga Ushtria Amerikane për Evropë dhe Afrikë (USAREUR-AF).
Ushtrimi shumëkombësh teston ndërveprueshmërinë e forcave të NATO-s dhe partnerëve në fushën e artilerisë dhe zjarrit indirekt, transmeton lajmi.net.
Kontingjenti i FSK-së, i përbërë nga Regjimenti i Tretë i Këmbësorisë dhe një togë mortajash, ka zbarkuar në Grafenwöhr Training Area në Gjermani, me automjetet, armatimin dhe municionin e nevojshëm. Ata kanë vepruar së bashku me Regjimentin 4-319 të Artilerisë Fushore të Ushtrisë Amerikane dhe trupat italianë, duke realizuar qitje me mortaja 120 mm mbi objektiva të koordinuara.
Gjatë ushtrimit, FSK ka demonstruar aftësitë e saj në qitje gjatë ditës dhe natës, si dhe ka shkëmbyer përvoja dhe praktika me forcat partnere. Ushtrimi po shërben për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përgatitjes së FSK-së për operacione të përbashkëta, duke rritur profesionalizmin dhe disiplinën e saj.
Postimi i plotë: