“Nuk ka dëme materiale apo të lënduar” – Ministria e Ekonomisë jep detaje për tërmetin e mbrëmshëm në Kosovë
Ministria e Ekonomisë, ka njoftuar se mbrëmë ka ndodhur një termet i lehtë në Kosovë. Sipas kësaj Ministrie dhe bazuar në matjet e Qendrës Sizmiologjike Euro-Mesdhetare, mbrëmë në orën 22:09, territori i Kosovës është goditur nga një termet me magnitudë 3 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV-V ballë të Merkalit. “Thellësia hipoqendrore ishte 5…
Lajme
Ministria e Ekonomisë, ka njoftuar se mbrëmë ka ndodhur një termet i lehtë në Kosovë.
Sipas kësaj Ministrie dhe bazuar në matjet e Qendrës Sizmiologjike Euro-Mesdhetare, mbrëmë në orën 22:09, territori i Kosovës është goditur nga një termet me magnitudë 3 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV-V ballë të Merkalit.
“Thellësia hipoqendrore ishte 5 km ndërsa epiqendra e këtij tërmeti ishte 18 km lindje të Prizrenit dhe 15 km në veri-perëndim të komunës së Tearcës në Maqedoninë e Veriut. Nuk është raportuar për dëme materiale apo të lënduar”, ka njoftuar Ministria e Ekonomisë. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: