​Kanosje ndaj policit në Prishtinë, arrestohet vozitësi me targa të Shqipërisë

Një person është arrestuar në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë, pasi dyshohet për kanosje ndaj personit zyrtar. Sipas Policisë, zyrtarët policorë kanë ndaluar një veturë me targa të Republikës së Shqipërisë, e cila drejtohej nga një i dyshuar mashkull kosovar. Gjatë kontrollit të dokumentacionit, vozitësi ka kanosur zyrtarin policor. I dyshuari është arrestuar dhe, pas…

Lajme

08/02/2026 11:10

Një person është arrestuar në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë, pasi dyshohet për kanosje ndaj personit zyrtar.

Sipas Policisë, zyrtarët policorë kanë ndaluar një veturë me targa të Republikës së Shqipërisë, e cila drejtohej nga një i dyshuar mashkull kosovar. Gjatë kontrollit të dokumentacionit, vozitësi ka kanosur zyrtarin policor.

I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.