Publikohen raportet e shpenzimeve nga tetori deri në dhjetor 2025 të partive politike në Kosovës

Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se janë publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit tetor-dhjetor 2025 të subjekteve politike të cilat ishin pjesë e Kuvenditt ë KOsovës, sipas rezultateve të zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt 2025. Sipas këtij ligji, subjektet politike i dorëzojnë këto raporte në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve…

Lajme

06/02/2026 09:57

Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se janë publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit tetor-dhjetor 2025 të subjekteve politike të cilat ishin pjesë e Kuvenditt ë KOsovës, sipas rezultateve të zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt 2025.

Sipas këtij ligji, subjektet politike i dorëzojnë këto raporte në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) dhe të njëjtat publikohen në ueb faqen e KQZ-së dhe të subjekteve politike.

Raportet tre mujore, që përfshijnë periudhën tetor – dhjetor 2025, janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së: Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për Subjekte Politike > Raportet Financiare Tremujore, ose në vegzën direkte: https://kqz-ks.org/raportet-financiare-tremujore/