Akoma asnjë gjurmë e 65-vjeçarit që dyshohet se e mori rrjedha e lumit Vjosë
Zyrtarët e RENEA-s dhe shërbimet policore po vazhdojnë kërkimet në lumin e Vjosës, për gjetjen e 65-vjeçarit, Y. D., i zhdukur që disa ditë. Sipas mediave shqiptare, ai ishte rrëzuar dhe më pas e ka marrë rrjedha e lumit Vjosa, në afërsi të vendit të quajtur “Fusha e fshatit Peshtan”, Tepelenë. Deri në këto momente,…
Lajme
Zyrtarët e RENEA-s dhe shërbimet policore po vazhdojnë kërkimet në lumin e Vjosës, për gjetjen e 65-vjeçarit, Y. D., i zhdukur që disa ditë.
Sipas mediave shqiptare, ai ishte rrëzuar dhe më pas e ka marrë rrjedha e lumit Vjosa, në afërsi të vendit të quajtur “Fusha e fshatit Peshtan”, Tepelenë.
Deri në këto momente, nuk është bërë e mundur gjetja e asnjë gjurme.