Motoçiklisti godet policin në Prishtinë dhe largohet nga vendi i ngjarjes
Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur paraditen e sotme në kryeqytet, ku një motoçiklist ka goditur një zyrtar policor dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti ka ndodhur rreth orës 11:30 në rrugën “Garibaldi” në Prishtinë dhe aktualisht është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse policore. Lajmin për lajmi.net e ka…
Lajme
Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur paraditen e sotme në kryeqytet, ku një motoçiklist ka goditur një zyrtar policor dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Rasti ka ndodhur rreth orës 11:30 në rrugën “Garibaldi” në Prishtinë dhe aktualisht është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse policore.
Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili ka dhënë detaje lidhur me incidentin.
“Rreth orës 11:30 ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime në rrugën Garibaldi në Prishtinë. Në aksident janë të përfshirë një motoçikletë dhe një zyrtarë policor. Gjatë përpjekjeve për ta ndaluar, motoçiklisti ka goditur zyrtarin policor dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor dhe rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante.”, tha ai.
Policia po punon për identifikimin e motoçiklistit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit./lajmi.net/