Labi hedh dyshime se Alba i ka bërë magji
Labinot Rexha dhe Alba Pollozhani kanë pasur një debat të ashpër në Prime-n e së hënës. Atyre iu publikua një klip, ku po ziheshin me njëri-tjetrin për Lim Hotin, duke hedhur akuza të ndryshme. Derisa në spektakël u munduan të sqaroheshin, Labi bëri një deklaratë të papritur. Ai tha se derisa po flinte pasi ndihej…
ShowBiz
Labinot Rexha dhe Alba Pollozhani kanë pasur një debat të ashpër në Prime-n e së hënës.
Atyre iu publikua një klip, ku po ziheshin me njëri-tjetrin për Lim Hotin, duke hedhur akuza të ndryshme.
Derisa në spektakël u munduan të sqaroheshin, Labi bëri një deklaratë të papritur.
Ai tha se derisa po flinte pasi ndihej keq dhe i ishte zënë frymëmarrja, duket sikur Alba po i bëntë magji.
“Çka bërë ti mbrëmë, pata një krizë në frymëmarrje kjo në ora 3 të natës më bën me trauma, nuk e di çfarë bëri e pat stich dhe po bënte magji”, u shpreh ai.
Kjo shkaktoi të qeshura edhe në studio pasi për magji u akuzua edhe ish-konkurrentja Bia Khalifa.
Të njëjtit siç shihet i dhanë fund miqësisë së tyre në këtë Prime, meqë kanë qenë shumë të afërt.

