Gjimnazi “Xhevdet Doda”: Zyrtarja e Gjykatës Speciale, Ana Profozić nuk ka mbajtur ligjëratë, ajo s’ka qenë asnjëherë në ambientet e shkollës sonë
Gjimnazi “Xhevdet Doda” ka reaguar pas një kronike të publikuar, ku raportohej se zyrtarja e Gjykatës Speciale, Ana Profozic ka mbajtura ligjëratë në ambientet e shkollës. Sipas shkollës, lajmi nuk është i vërtetë se Profozic ka mbajtur ligjëratë, transmeton lajmi.net. Në një reagim zyrtar, menaxhmenti thekson se Ana Profozić nuk ka qenë kurrë e pranishme…
Lajme
Gjimnazi “Xhevdet Doda” ka reaguar pas një kronike të publikuar, ku raportohej se zyrtarja e Gjykatës Speciale, Ana Profozic ka mbajtura ligjëratë në ambientet e shkollës.
Sipas shkollës, lajmi nuk është i vërtetë se Profozic ka mbajtur ligjëratë, transmeton lajmi.net.
Në një reagim zyrtar, menaxhmenti thekson se Ana Profozić nuk ka qenë kurrë e pranishme në shkollë, as në ditën e përmendur në kronikë dhe as në ndonjë moment tjetër. Po ashtu, ligjërata dhe përmbajtja e publikuar në video nuk janë zhvilluar në shkollë.
“Shtypja e këtij lajmi të pavërtetë ka shqetësuar tej mase stafin, prindërit dhe nxënësit tanë, dhe tenton të dëmtojë reputacionin e shkëlqyer të shkollës, të ndërtuar me shumë punë dhe përkushtim ndër vite”, thuhet në reagim.
Megjithatë, ditë më parë gjimnazi e konfirmoi se ka pasur ligjeratë në lidhje me punën e Gjykatës Speciale.
Reagimi i plotë:
Reagim zyrtar i Gjimnazit “Xhevdet Doda”
Të nderuar prindër, nxënës dhe qytetarë,
Në lidhje me një kronikë të publikuar sot në portalin VOX KOSOVA, ku pretendohet se një zyrtare e Gjykatës Speciale me emrin Ana Profozić ka mbajtur ligjëratë në Gjimnazin “Xhevdet Doda”, ju njoftojmë se ky lajm NUK ËSHTË I VËRTETË.
Ana Profozić nuk ka qenë asnjëherë e pranishme në ambientet e shkollës sonë, as në ditën e përmendur dhe as në asnjë moment tjetër. Po ashtu, ligjërata dhe përmbajtja e publikuar në atë video nuk është dhënë në shkollën tonë.
Ky lajm i pavërtetë ka shqetësuar tej mase menaxhmentin, stafin, prindërit dhe nxënësit tanë dhe tenton të dëmtoj reputacionin e shkëlqyeshëm të shkollës sonë, të ndërtuar me shumë punë, përkushtim dhe sakrificë ndër vite.
Për këtë ekzistojnë evidenca dhe verifikim institucional (kamera sigurie, dokumentacion dhe dëshmi nga të pranishmit në atë ligjëratë), të cilat mund të shqyrtohen nga organet kompetente.
Për pasojë, kërkojmë:
korrigjimin e menjëhershëm të lajmit nga redaksia e VOX Kosova, të cilët kanë pranuar me kohë dëshmitë që demantojnë lajmin
publikimin e një sqarimi zyrtar mbi të pavertetën e shpërndarë nga portali në fjalë,
dhe kërkimfalje publike ndaj shkollës, stafit, prindërve, nxënësve dhe personave të përmendur.
Ju falënderojmë për besimin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme. Gjimnazi “Xhevdet Doda” mbetet i përkushtuar ndaj transparencës, edukimit cilësor dhe mbrojtjes së interesit të nxënësve tanë.
Menaxhmenti i shkollës “Xhevdet Doda”./lajmi.net/