Dyshime për manipulim edhe në Rahovec | Ali Dulës së VV-së i hiqen 405 vota pas rinumërimit

Procesi i rinumërimit të votave të kandidatëve për deputetë është duke shkuar drejt fundit në komunën e Rahovecit. 75 nga 78 vendvotimet janë rinumëruar. Nga rezultatet që janë procesuar, edhe në këtë komunë ka dyshime për manipulim, transmeton lajmi.net. Kandidati i VV-së për deputet, Ali Dula, deri më tani, pas rinumërimit i janë hequr 405…

Lajme

28/01/2026 16:10

Procesi i rinumërimit të votave të kandidatëve për deputetë është duke shkuar drejt fundit në komunën e Rahovecit.

75 nga 78 vendvotimet janë rinumëruar. Nga rezultatet që janë procesuar, edhe në këtë komunë ka dyshime për manipulim, transmeton lajmi.net.

Kandidati i VV-së për deputet, Ali Dula, deri më tani, pas rinumërimit i janë hequr 405 vota.

Pas tij vjen Arsim Berisha me 48 vota të hequra dhe Rufki Suma me 33 gjithsej./lajmi.net/