Kryeprokurori Gashi: Keqpërdorim i mbi 17 mijë votave, vepra e iniciuar është falsifikim i fletëvotimeve

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka mbajtur sot një konferencë për media në lidhje me hetimet që po bëhen për manipulimet me vota për kandidatë në komunën e Malishevës. Me këtë rast u bë e ditur se janë gjithsej 68 persona të implikuar në hetime. Po ashtu kryeprokurori i Gjakovës, Enis Gashi tha se sa për…

Lajme

28/01/2026 15:25

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka mbajtur sot një konferencë për media në lidhje me hetimet që po bëhen për manipulimet me vota për kandidatë në komunën e Malishevës.

Me këtë rast u bë e ditur se janë gjithsej 68 persona të implikuar në hetime.

Po ashtu kryeprokurori i Gjakovës, Enis Gashi tha se sa për të shtuar si informacion në Malishevë kanë qenë 75 vendvotime, nga këto vendvotime 9 mijë 57 vota janë të shtuara, 7 mijë e 996 janë vota të hequr.

Kryeprokurori njoftoi se në përgjithësi mbi 17 mijë vota u keqpërdorën.

“17 mijë e 53 vota gjithsej”,shtoi ai duke thënë se hetimet janë në fazën fillestare.

“Pasi jemi në fazën fillestare- Për të gjithë të lartcekurit është iniciuar rasti për “Falsifikim të fletëvotimit” në ndërkohë gjatë fazës së ardhshme të hetimeve kur të sigurohen fakt, Prokuroria do të vazhdojë”,shtoi Gashi, transmeton lajmi.net.

Ai është pyetur gjithashtu nëse ka mundësi që edhe ndonjë prej kandidatëve për deputetë do të mund të jetë në mesin e personave të implikuar drejtpërdrejtë në këtë rast dhe a do të mund të ftohen për intervistim edhe vetë ata.

“Varësisht nga hetimet dhe provat që do të gjejmë deri në një provë të caktuar, Prokurori do të mund ti ftojë më pas për t’u deklaruar. Deri tani s’ka pasur pasi jemi në fazën fillestare”,shtoi Kryeprokurori Gashi./Lajmi.net/