Nënkoloneli për hetimet mbi manipulimet e votave në Malishevë: Të implikuar janë 68 persona, 43 komisionerë e 15 kryesues- disa nga ta nuk janë intervistuar ende
Nënkoloneli i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Bekim Avdija është deklaruar në lidhje me aksionin e sotëm për dyshimet mbi manipulimin e votave në Malishevë nga zgjedhjet nacionale të 28 dhjetorit. Nënkoloneli deklaroi se sa i përket operacionit policor të sotëm në koordinim e Prokurorinë kanë realizuar fillimin e hetimeve lidhur me dyshimet…
Lajme
Nënkoloneli i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Bekim Avdija është deklaruar në lidhje me aksionin e sotëm për dyshimet mbi manipulimin e votave në Malishevë nga zgjedhjet nacionale të 28 dhjetorit.
Nënkoloneli deklaroi se sa i përket operacionit policor të sotëm në koordinim e Prokurorinë kanë realizuar fillimin e hetimeve lidhur me dyshimet të shkeljes ligjore që është bërë.
Pas provave që janë siguruar kemi parë se janë për momentin të implikuar 68 persona, raporton lajmi.net.
“Kryesues dhe komisionerë nga të cilët sot janë ftuar dhe intervistuar 43 komisionerë dhe 15 kryesues, prej të cilëve na kanë mbetur 3 kryesues dhe 7 komisonerë për të cilët besojmë që shumë shpejt do të intervistohen. Do të vazhdojmë që në bashkëpunim me prokurorinë t’i zbardhim dhe ti procedojmë sipas ligjeve të Kosovës”,deklaroi nënkoloneli Avdija.
Kurse kryeprokurori i Gjakovës, Enis Gashi tha se sa për të shtuar si informacion në Malishevë kanë qenë 75 vendvotime, nga këto vendvotime 9 mijë 57 vota janë të shtuara, 7 mijë e 996 janë vota të hequr.
17 mijë e 53 vota gjithsej./Lajmi.net/