Rama pezullon nga puna tre zyrtarët e Komunës së Prishtinës që u arrestuan dje për ryshfet
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka vendosur t’i pezulloj nga puna tre zyrtarët e Komunës së Prishtinës, që janë arrestuar dje për marrje ryshfeti. Ai ka thënë se pezullimi nga puna, do të jetë në fuqi deri kur të përfundojnë procedurat hetimore dhe gjyqësore, ndërsa ka ritheksuar përkushtimin e Komunës…
Lajme
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka vendosur t’i pezulloj nga puna tre zyrtarët e Komunës së Prishtinës, që janë arrestuar dje për marrje ryshfeti.
Ai ka thënë se pezullimi nga puna, do të jetë në fuqi deri kur të përfundojnë procedurat hetimore dhe gjyqësore, ndërsa ka ritheksuar përkushtimin e Komunës së Prishtinës për ligjshmëri, transparencë dhe zero tolerancë ndaj korrupsionit.
“Institucioni i Kryeqytetit do të bashkëpunojë plotësisht me organet e drejtësisë dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme administrative në përputhje me ligjin. Ne mbetemi të përkushtuar që shërbimet publike të ushtrohen me integritet dhe përgjegjësi në shërbim të qytetarëve. Askush mbi ligjin!”, ka shkruar Rama në Facebook.
Tre zyrtarët që janë arrestuar dje ndërsa sot janë pezulluar nga puna, janë Dukagjin Gashi Udhëheqës i Sektorit për Menaxhimin e Mbeturinave dhe Ambientit në kuadër të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Bashkim Sadiku Zyrtar i Lartë për Ndriçim Publik në kuadër të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Afrim Gashi, Zyrtar i Lartë për Infrastrukturë Rrugore në po të njëjtën Drejtori.
Në lidhje me arrestimin e tyre, detaje dje ka dhënë edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë, të cilët kanë thënë se ata janë arrestuar nën dyshimin e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “marrja e ryshfetit”.
Prokuroria ka thënë se zyrtari komunal, Afrim Gashi është kapur në flagrancë.
“Gjatë zbatimit të masave të veçanta hetimore, janë shoqëruar tre persona, ndër të cilët zyrtari i komunës, A.G., është arrestuar në flagrancë për veprën penale ‘’Marrje e ryshfetit’’ sipas nenit 421 të KPRK-së, me qëllim qe të ndihmojë të dëmtuarin të realizoj një pagesë për punët të cilat i kishte kryer sipas kontratës me komunën. Prokuroria Themelore në Prishtinë inkurajon të gjithë qytetarët të raportojnë për të gjitha veprat penale të natyrës së korrupsionit”, ka njoftuar dje Prokuroria. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i Ramës, vendimet: