Protestat e shoferëve, nga sot ndalohet qarkullimi i kamionëve në të gjitha pikat kufitare me Serbinë
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se sot, më 26 janar 2026, me fillim nga ora 12:00, do të ketë ndërprerje të qarkullimit të kamionëve në të gjitha pikat e kalimit kufitar me Serbinë. Sipas njoftimit, kjo masë është marrë si rezultat i organizimit të protestave të shoferëve të kamionëve në territorin e…
Lajme
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se sot, më 26 janar 2026, me fillim nga ora 12:00, do të ketë ndërprerje të qarkullimit të kamionëve në të gjitha pikat e kalimit kufitar me Serbinë.
Sipas njoftimit, kjo masë është marrë si rezultat i organizimit të protestave të shoferëve të kamionëve në territorin e Serbisë, si reagim ndaj masave të ndërmarra nga Bashkimi Evropian për shoferët e rajonit.
Protestat pritet të zgjasin deri në shtatë ditë dhe do ndikojnë drejtpërdrejt në qarkullimin e mjeteve të transportit dhe mallrave në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.
QKMK paralajmëron se ndërprerja mund të sjellë mbingarkesë të trafikut në zonat kufitare dhe rekomandon që shoqatat e transportit dhe shoferët të mbajnë kontakte të rregullta me homologët dhe kolegët në rajon për informacione të fundit.
Për informata shtesë, qytetarët dhe operatorët e transportit mund të kontaktojnë Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar në numrat +383 45 198 000, +383 45 198 606, ose në numrin pa pagesë 0800 500 95./Lajmi.net/