Trump: Nuk kam nevojë të përdor forcë, nuk dua të përdor forcë
Presidenti amerikan, Donald Trump është duke mbajtur një fjalim në Forumin Ekonomik në Davos të Zvicrës. Ndër të tjerash, Trump duke iu drejtuar NATO-s, e cila sipas tij ka investuar më shumë në mbrojtje tha se “nuk do të arrijmë asgjë nëse nuk vendos të përdor forcë të tepërt, do të ishim të pandalshëm, por…
Bota
Presidenti amerikan, Donald Trump është duke mbajtur një fjalim në Forumin Ekonomik në Davos të Zvicrës.
Ndër të tjerash, Trump duke iu drejtuar NATO-s, e cila sipas tij ka investuar më shumë në mbrojtje tha se “nuk do të arrijmë asgjë nëse nuk vendos të përdor forcë të tepërt, do të ishim të pandalshëm, por nuk do ta bëjmë këtë”.
Ai këmbëngul se nuk ka pse të përdor forcë dhe se nuk do ta përdor forcën.
“Nuk kam pse të përdor forcë, nuk dua të përdor forcë, nuk do të përdor forcë.”
E tëra që SHBA-të po kërkojnë, thotë ai më pas, është “një vend i quajtur Groenlandë”./Lajmi.net/