Pas tërheqjes nga gara, Ilir Vrenozi jep deklaratën e parë
Pasi la garën në Big Brother VIP Albania 5, Ilir Vrenozi, ka dhënë një intervistë për “Shqipëria Live”. Ish-konkurrenti tregoi arsyet se përse vendosi që këtë eksperiencë ta linte në mes. “Një muaj aty m’u duk shumë. E ndava mendjen kur u futa brenda, të mos mendoja për familjen. Ajo është eksperienca më e mirë,…
ShowBiz
Pasi la garën në Big Brother VIP Albania 5, Ilir Vrenozi, ka dhënë një intervistë për “Shqipëria Live”.
Ish-konkurrenti tregoi arsyet se përse vendosi që këtë eksperiencë ta linte në mes.
“Një muaj aty m’u duk shumë. E ndava mendjen kur u futa brenda, të mos mendoja për familjen. Ajo është eksperienca më e mirë, e përjetova. Më vjen keq që përfundoi kështu”, u shpreh ai.
Tutje tha: “Pas dy javësh, vajtja tek zhavorri… Kisha hallin e shëndetit. Stenaldo është njeriu më i mirë që kam njohur. Ai qau më shumë se për nënën dje, më tha nuk kam me kë të qaj tani. Aty bëhesh si i familjes”.
“Nuk dal dot nga vetja. Nuk bëj dot që të kapem kot, disa persona e bëjnë aty. Mua më kanë dashur aty”.
Iliri nga ana tjetër ishte në një televotim, i cili me gjasë tani mund të anulohet.
Në spektaklin e së martës u largua nga Big Brother edhe këngëtarja Lore.
