Përparim Rama: Për familjet e prekura nga vërshimet kemi siguruar banesa me qira, të cilat Kryeqyteti do t’i mbulojë për gjashtë muaj
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka treguar se kanë siguruar banesa me qira për familjet që janë prekur nga vërshimet. Rama tha se komuna do të mbuloj qiranë për 6 muaj, transmeton lajmi.net. “Për familjet e prekura nga vërshimet kemi siguruar banesa me qira, të cilat Kryeqyteti do t’i mbulojë për gjashtë muaj.…
Lajme
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka treguar se kanë siguruar banesa me qira për familjet që janë prekur nga vërshimet.
Rama tha se komuna do të mbuloj qiranë për 6 muaj, transmeton lajmi.net.
“Për familjet e prekura nga vërshimet kemi siguruar banesa me qira, të cilat Kryeqyteti do t’i mbulojë për gjashtë muaj. Sot vizitova disa nga familje të evakuara nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Kryeqytet. Do të vazhdojmë të jemi të angazhuar për sigurinë dhe mirëqenien e qytetareve të Kryeqytetit.”, tha Rama në postimin e tij./lajmi.net/