Hamza: Walker, mik i madh i Kosovës dhe zë i së vërtetës për Reçakun
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka bërë të ditur se ditën e sotme e ka nisur me Ambasadorin William Walker, të cilin e ka cilësuar si mik të madh të Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Hamza ka theksuar se në ditët e nderimit për viktimat e Masakrës së Reçakut, Ambasadori…
Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka bërë të ditur se ditën e sotme e ka nisur me Ambasadorin William Walker, të cilin e ka cilësuar si mik të madh të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Hamza ka theksuar se në ditët e nderimit për viktimat e Masakrës së Reçakut, Ambasadori Walker, sikurse çdo vit tjetër, është pranë Kosovës, ashtu siç ishte edhe në janarin e vitit 1999, shkruan lajmi.net.
Ai ka rikujtuar rolin vendimtar të Walkerit në atë kohë, duke theksuar se me guxim ai i dha jehonë botërore krimit serb në Reçak dhe nuk lejoi që e vërteta të mbetej e heshtur.
Hamza ka vlerësuar lart miqësinë dhe kontributin e Ambasadorit William Walker për Kosovën, duke i shprehur mirënjohje për gjithçka që ka bërë për vendin. /Lajmi.net/