Serbia arreston dy shqiptarë në Merdare, pretendon se në veturë kishin 30 kilogramë kokainë
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka raportuar se pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme në Prokuplje, në bashkëpunim me Administratën Doganore, kanë sekuestruar mbi 30 kilogramë substancë të dyshuar si kokainë në Pikën e Përbashkët të Kalimit të Merdarës. Ai shtoi se gjatë operacionit u arrestuan dy shtetas shqiptarë, S.L (23) dhe B.U (25),…
Lajme
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka raportuar se pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme në Prokuplje, në bashkëpunim me Administratën Doganore, kanë sekuestruar mbi 30 kilogramë substancë të dyshuar si kokainë në Pikën e Përbashkët të Kalimit të Merdarës.
Ai shtoi se gjatë operacionit u arrestuan dy shtetas shqiptarë, S.L (23) dhe B.U (25), për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit se kishin kryer veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të drogës, transmeton lajmi.net.
“Anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Prokuplje arrestuan SL dhe BU, shtetas të Shqipërisë, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit se ata kanë kryer veprën penale të prodhimit dhe vendosjes në treg të paautorizuar të drogave narkotike,” thuhet në deklaratën zyrtare të Ministrisë së Brendshme./lajmi.net/