OVL-UÇK: Për pesë vite me radhë, ky pushtet e la luftëtarin e UÇK-së pa pension meritor, u bë në bashkëpunim me Listën Serbe
Organizata e Veteranëve të Luftës ka dal me reagim në Ditën e Veteranëve të UÇK-së. Në reagim kritikohet qasja e pushtetit të Kurtit ndaj veteranëve për pesë vite, transmeton lajmi.net. OVL-UÇK tha se pushteti i Kurtit në bashkëpunim me Listën Serbe e la pa pension meritor luftëtarin e UÇK-së. Postimi i plotë: REAGIM Sipas ligjit…
Lajme
Organizata e Veteranëve të Luftës ka dal me reagim në Ditën e Veteranëve të UÇK-së.
Në reagim kritikohet qasja e pushtetit të Kurtit ndaj veteranëve për pesë vite, transmeton lajmi.net.
OVL-UÇK tha se pushteti i Kurtit në bashkëpunim me Listën Serbe e la pa pension meritor luftëtarin e UÇK-së.
Postimi i plotë:
REAGIM
Sipas ligjit në fuqi, 30 Dhjetori shënohet si Dita e Veteranëve të UÇK-së.
Një ditë që duhet të ishte reflektim shtetëror, respekt institucional dhe përulje ndaj sakrificës së atyre që e sollën lirinë.
Për pesë vite me radhë, ky pushtet e la luftëtarin e UÇK-së pa pension meritor, duke e nënçmuar dinjitetin e atij që rrezikoi jetën për liri.
Kjo u bë me vetëdije dhe me hile politike, në bashkëpunim me Listën Serbe.
U toleruan deklarata fyese, përçmuese dhe linçuese ndaj veteranëve të UÇK-së.
U lejua që luftëtarët të etiketohen, të poshtërohen dhe të trajtohen si barrë, pa asnjë mbrojtje shtetërore.
Madje, u tha publikisht se “më mirë të paguheshin mercenarët, sesa ata që e çliruan vendin”.
Kjo është një politikë e ftohtë, e qëllimshme dhe e organizuar kundër UÇK-së.
Sot, përveçse që nuk u trajtuan me dinjitet për vite me radhë, veteranët nuk u kujtuan as simbolikisht.
Asnjë aktivitet shtetëror, asnjë vizitë te varret e dëshmorëve nga institucionet.
Kjo heshtje është qëndrim politik.
Dhe ky qëndrim tregon se, fatkeqësisht, shteti po përpiqet të shkëputet nga lufta që e solli në jetë.
OVL UÇK ua rikujton institucioneve:
Kosova nuk ka lindur nga neutraliteti,as nga administrata,as nga konferencat, por nga gjaku i dëshmorëve dhe sakrifica e veteranëve të UÇK-së./lajmi.net/