Edi Rama e uron Kurtin: Uroj që ky mandat të kthehet në mbarsi për Kosovën e marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka uruar kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pas fitores së tij në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura dje. Rama e ka cilësuar rezultatin si domethënës dhe shprehu shpresën që mandate i konfirmuar nga qytetarët e Kosovës të shndërrohet në një periudhë suksesi për vendin. “E kam uruar kryeministrin…

Lajme

29/12/2025 11:11

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka uruar kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pas fitores së tij në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura dje.

Rama e ka cilësuar rezultatin si domethënës dhe shprehu shpresën që mandate i konfirmuar nga qytetarët e Kosovës të shndërrohet në një periudhë suksesi për vendin.

“E kam uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës për fitoren domethënëse dhe uroj që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albinin e për partinë e tij të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona. Gëzuar”, ka shkruar Rama.

Urimi i Edi Ramës vie në një moment kur Kosova është rikthyer në një proces politik të qartë pas zgjedhjeve të mbrëmshme, duke i dhënë mundësinë Kurtit që të formojë qeverinë deh të avancojë tutje me agjendën e re qeverisëse.

Rama gjithashtu ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve dhe ka shprehur përkushtimin për të forcuar më tej marrëdhëniet dypalëshe dhe dialogun rajonal. Urimi i tij shërben edhe si sinjal për mbështetjen e stabilitetit dhe zhvillimit demokratik në rajon.

Ndryshe zgjedhjet e parakohshme parlamentare – të cilave u paraprinë përplasjet disamuajshe ndërmjet partive politike, bllokadat institucionale dhe fjalori polarizues – përfunduan me një fitore bindëse të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV). Pa votat e diasporës dhe ato me kusht, Vetëvendosje ka 49.30 për qind të votave./Lajmi.net/