Kurti lajmërohet pak para orës 19:00: Dilni e votoni, mos e leni pa dalë- Ju dua

Kreu i Lëvizje Vetëvendosje, Albin Kurti është lajmëruar pak para mbylljes së vendvotimeve përmes një video-mesazhi. Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin për të votuar, e që të shfrytëzojnë të drejtën e votës. “Dilni e votoni, mos e leni pa dalë për të votuar- Ju dua, dëgjohet duke thënë Kurti, transmeton lajmi.net.…

Lajme

28/12/2025 16:53

Kreu i Lëvizje Vetëvendosje, Albin Kurti është lajmëruar pak para mbylljes së vendvotimeve përmes një video-mesazhi.

Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin për të votuar, e që të shfrytëzojnë të drejtën e votës.

“Dilni e votoni, mos e leni pa dalë për të votuar- Ju dua, dëgjohet duke thënë Kurti, transmeton lajmi.net.

Ai deklaroi se sa më e gjerë pjesëmarrja në zgjedhje, aq më i madh legjitimiteti i institucioneve.

“Janë më pak se dy orë e gjysmë nga koha kur do të mbyllën vendvotimet. Sa më e gjerë pjesëmarrja në zgjedhje aq më i madh legjitimiteti i institucioneve të ardhshme të vendit. Sot është dita kur secili prej nesh mund të jemi përcaktues për katër vitet e ardhshme. Prandaj, dilni dhe votoni, ftoni të gjithë miqtë, familjarët të dalin e të votojnë dhe në këtë mënyrë të bëhen pjesë e demokracisë dhe vendimmarrës.Dil dhe voto. Mos e le pa dalë. Mos e le për moment të fundit.Ju dua.”./Lajmi.net/