Zgjedhjet e parakohshme parlamentare: Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

Ditën e nesërme vendoset për fatin politik të vendit për katër vitet e ardhshme. Një ditë para zgjedhjeve të 28 dhjetorit, në përfaqësitë diplomatike votuesi vendos sot. “Qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë jashtë vendit dhe janë regjistruar me sukses për votim në përfaqësi diplomatike mund të votojnë: Me letërnjoftim, pasaportë ose leje vozitjeje…

Lajme

27/12/2025 08:08

Ditën e nesërme vendoset për fatin politik të vendit për katër vitet e ardhshme.

Një ditë para zgjedhjeve të 28 dhjetorit, në përfaqësitë diplomatike votuesi vendos sot.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë jashtë vendit dhe janë regjistruar me sukses për votim në përfaqësi diplomatike mund të votojnë: Me letërnjoftim, pasaportë ose leje vozitjeje të Republikës së Kosovës – lejohen edhe dokumentet me afat të skaduar, sipas vendimit të KQZ-së”, tha KQZ në njoftim.

Në orën 01:00, KQZ do të njoftojë vetëm përmes ueb faqes dhe rrjeteve sociale për përfundimin e votimit edhe në përfaqësitë diplomatike në SHBA dhe Kanada.