Shqetësimet se mund të ketë mungesë të rrymës në ditën e zgjedhjeve, KQZ: Në çdo qendër do të operoj një zyrtar i KEDS-it

Ndalja e rrymës ditëve të fundit ka qenë tejet e shpeshtë. Kjo ka bërë që të ngriten shqetësime se a do të ketë reduktime të energjisë elektrike të dielën, kur mbahen zgjedhjet nacionale në vend, transmeton lajmi.net. Këto shqetësime publikisht i shprehu anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, me anë të një postimi. “KEDS…

Lajme

26/12/2025 13:56

Ndalja e rrymës ditëve të fundit ka qenë tejet e shpeshtë.

Kjo ka bërë që të ngriten shqetësime se a do të ketë reduktime të energjisë elektrike të dielën, kur mbahen zgjedhjet nacionale në vend, transmeton lajmi.net.

Këto shqetësime publikisht i shprehu anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, me anë të një postimi.

“KEDS pranon se NUK garanton furnizim të pandërprerë me energji elektrike për ditën e zgjedhjeve, për shkak të ngarkesave, kushteve atmosferike dhe mungesës së kapaciteteve në transmision”, tha ndër të tjera në postimin e tij.

Në lidhje me këto shqetësime, KQZ në mbledhjen e sotme ka thënë se në çdo qendër votimi do të operojë një zyrtar i KEDS-it./lajmi.net/