Rast i rëndë në Junik: Një grua gjendet pa shenja jete, tjetra në gjendje të rëndë po trajtohet në QKUK

Një rast i rëndë ka ndodhur dje në mesditë në Junik. Dy gra të moshuara janë gjetur pa vetëdije në një shtëpi, shkruan lajmi.net. Policia e Kosovës, ka njoftuar se në vendngjarje ka dal ekipi mjekësor dhe ka konstatuar se njëra nga viktimat është pa shenja jete, ndërsa tjetra është dërguar për trajtim mjekësor në…

Lajme

18/12/2025 10:41

Një rast i rëndë ka ndodhur dje në mesditë në Junik.

Dy gra të moshuara janë gjetur pa vetëdije në një shtëpi, shkruan lajmi.net.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në vendngjarje ka dal ekipi mjekësor dhe ka konstatuar se njëra nga viktimat është pa shenja jete, ndërsa tjetra është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK në gjendje të rëndë.

Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Junik / 17.12.2025 – 15:30. Raportohet se në një shtëpi janë gjetur pa vetëdije dy femra të moshuara kosovare. Lidhur me rastin ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se njëra nga viktimat është pa shenja jete, ndërsa tjetra është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK në gjendje të rëndë. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori, me vendimin e të cilit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh. /Lajmi.net/