“Krah njëri-tjetrit përgjithmonë” – Adriana Matoshi publikon fotografi me Dimal Bashën

Në dy storiet e fundit të publikuar, kandidatja për deputete e VV-së, Adriana Matosh është paraqitur krah kryetarit në detyrë të Parlamentit të Kosovës, Dimal Basha. Në storien e parë të publikuar 20 orë më parë, Matoshi ka shkruar: “Dimal Basha njeri që e meriton gjithmonë me qenë në parlament. Njeri i fjalës, i besës,…

Lajme

16/12/2025 14:22

Në dy storiet e fundit të publikuar, kandidatja për deputete e VV-së, Adriana Matosh është paraqitur krah kryetarit në detyrë të Parlamentit të Kosovës, Dimal Basha.

Në storien e parë të publikuar 20 orë më parë, Matoshi ka shkruar: “Dimal Basha njeri që e meriton gjithmonë me qenë në parlament. Njeri i fjalës, i besës, i punës”, transmeton lajmi.net.

Kurse, sot ka publikuar edhe një tjetër fotografi me Bashën. Kësaj radhe me një mesazh që tregon afërsinë që kanë dyshja.

“Krah njoni-tjetrit përgjithmonë”, ka shkruar Matoshi, duke shoqëruar një fotografi të saj me Bashën. /lajmi.net/