Haradinaj: Vendimet më të mëdha për shtetin, u morën në koordinim me aleatët tanë – Qysh me ia kthy shpinën atyre?

Kandidati për kryeministër nga AAK, Ramush Haradinaj, ka ndarë fotografi e momente me aleatët e shtetit të Kosovës. Ai ka thënë se që nga Berlini në Uashington, e që nga Evropa në Amerikë, Kosova kishte miqësi, shkruan lajmi.net. Haradinaj ka thënë se në kohën e vendimeve të mëdha për shtetin, Kosova kishte miqësi të ndërtuara…

Lajme

15/12/2025 14:22

Kandidati për kryeministër nga AAK, Ramush Haradinaj, ka ndarë fotografi e momente me aleatët e shtetit të Kosovës.

Ai ka thënë se që nga Berlini në Uashington, e që nga Evropa në Amerikë, Kosova kishte miqësi, shkruan lajmi.net.

Haradinaj ka thënë se në kohën e vendimeve të mëdha për shtetin, Kosova kishte miqësi të ndërtuara mbi besim, koordinim dhe respekt reciprok.

“Marrëdhëniet me Gjermaninë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian nuk ishin simbolike, por funksionale dhe strategjike.Vendime kyçe për sigurinë, ushtrinë, energjinë dhe subjektivitetin ndërkombëtar u morën në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me aleatët. E QYSH ME IA KTHY SHPINËN ALEATËVE TANË?”, ka shkruar Haradinaj. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i tij: