Bedri Hamza në takim me veteranët: Pa vendosmërinë e guximin e tyre, nuk do të kishim liri – Përulem me respekt para të gjithëve
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me veteranët e UÇK-së. Ai përmes një postimi në Facebook, në lidhje me takimin me ta ka thënë se pa sakrificën e dëshmorëve nuk do të kishim shtet ndërsa pa vendosmërinë e guximin e veteranëve, nuk do të kishim liri. Hamza ka thënë se…
Lajme
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me veteranët e UÇK-së.
Ai përmes një postimi në Facebook, në lidhje me takimin me ta ka thënë se pa sakrificën e dëshmorëve nuk do të kishim shtet ndërsa pa vendosmërinë e guximin e veteranëve, nuk do të kishim liri.
Hamza ka thënë se përulet me respekt para atyre që dhanë gjithçka që të jetojmë të lirë, shkruan lajmi.net.
“Si kryeministër, angazhimi im është i palëkundur: asnjë veteran nuk do të lihet pas dore. Bashkë për UÇK-në. Pa kompromis për të vërtetën. Përpara për Kosovën”, ka shkruar Hamza.
Ai para disa ditësh, në një intërvistë të tij, ka deklaruar se me qeverisjen e tij do të rriten për 50% pensionet e të gjitha kategorive. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i tij: