Spiropali paralajmëron hapjen e ambasadës së Emirateve të Bashkuara, në Tiranë

Ministrja e Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, po merr pjesë në takimin e nivelit të lartë ndërkombëtar Forumin “Sir Bani Yas”, në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ajo me këtë rast u prit në një takim nga sheiku Abdullah bin Zayed Al Nahyan, zëvendës kryeministër dhe ministër i Jashtëm, i cili organizon…

Lajme

13/12/2025 18:07

Ministrja e Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, po merr pjesë në takimin e nivelit të lartë ndërkombëtar Forumin “Sir Bani Yas”, në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ajo me këtë rast u prit në një takim nga sheiku Abdullah bin Zayed Al Nahyan, zëvendës kryeministër dhe ministër i Jashtëm, i cili organizon edhe forumin e nivelit të lartë.

Në takim u fol ndër të tjera edhe për hapjen e ambasadës së Emirateve të Bashkuara Arabe në Tiranë, për çuarjen përpara të projekteve strategjike në infrastrukturë, energji, inovacion, turizëm e fusha të tjera interesi të ndërsjellë.

Spiropali u takua edhe me ministren për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Shkëlqesinë e saj, Reem Bint Ebrahim Al Hashimy, raporton topchannel.

Në fokus të takimit ishte vijueshmëria e projekteve madhore si projekti transformues i Portit të Durrësit, Linja e Interkonjeksionit Energjetik mes Shqipërisë, Italisë dhe EBA, projekti Smart City për rritjen e sigurisë në hapësirat publike.