Shqiptari shpallet në kërkim nga Gjermania, akuzohet për therjen e një 37-vjeçari
Autoritetet gjermane kanë shpallur në kërkim 40-vjeçarin shqiptar Qazim Hodollari për plagosjen me thikë të një 37-vjeçari në qytetin Mülheim. Ngjarja dramatike ndodhi më 26 nëntor, ndërsa raportohet se burri nga Gelsenkirchen u plagos rëndë nga një goditje me thikë në bark. Pas sulmit, viktima u dërgua menjëherë në spital dhe gjendja e tij është…
Lajme
Autoritetet gjermane kanë shpallur në kërkim 40-vjeçarin shqiptar Qazim Hodollari për plagosjen me thikë të një 37-vjeçari në qytetin Mülheim.
Ngjarja dramatike ndodhi më 26 nëntor, ndërsa raportohet se burri nga Gelsenkirchen u plagos rëndë nga një goditje me thikë në bark.
Pas sulmit, viktima u dërgua menjëherë në spital dhe gjendja e tij është raportuar si kritike, raporton Bild.
Policia ka nisur hetimet për tentativë vrasjeje dhe ka angazhuar një komision të specializuar për hetimin e vrasjeve, nën drejtimin e Prokurorisë së Duisburgut.
Autoritetet ke atjeshme kanë kërkuar çdo informacion që mund të çojë në kapjen e Hodollarit dhe paralajmërojnë qytetarët që të jenë të kujdesshëm.