Hamza takon ambasadorin gjerman: E njoftova për gatishmërinë për t’i formuar institucionet e reja sa më shpejt

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka pritur në takim sot ambasadorin e ri gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph të cilit tha se i uroi mirëseardhje në Kosovë dhe se e njoftoi për përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme , si dhe për gatishmërinë për t’i formuar institucionet e reja sa më shpejt. “Në takimin tonë theksova…

Lajme

09/12/2025 11:55

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka pritur në takim sot ambasadorin e ri gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph të cilit tha se i uroi mirëseardhje në Kosovë dhe se e njoftoi për përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme , si dhe për gatishmërinë për t’i formuar institucionet e reja sa më shpejt.

“Në takimin tonë theksova se nga partnerët ndërkombëtarë presim përkrahje në skenën ndërkombëtare, me heqjen e sanksioneve të BE-së, mbështetjen për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për BE”,deklaroi Hamza.

Ai tha se Kosova ka vetëm një drejtim përpara: rrugën euroatlantike./Lajmi.net/