Dogana konfiskon 153 artikuj medicionalë pa banderola në Ferizaj

Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, kanë kryer kontroll operacional në një barnatore në Ferizaj. Gjatë kontrollit, kanë gjetur një sasi të barnave pa banderola, që janë futur përmes rrugëve zyrtare dhe procedurave të rregullta doganore, shkruan lajmi.net. “Në total janë konfiskuar 153 copë artikuj medicionalë të llojeve të ndryshme, duke përfshirë preparate që qarkullojnë…

Lajme

08/12/2025 15:58

Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, kanë kryer kontroll operacional në një barnatore në Ferizaj.

Gjatë kontrollit, kanë gjetur një sasi të barnave pa banderola, që janë futur përmes rrugëve zyrtare dhe procedurave të rregullta doganore, shkruan lajmi.net.

“Në total janë konfiskuar 153 copë artikuj medicionalë të llojeve të ndryshme, duke përfshirë preparate që qarkullojnë vetëm me recetë, produkte terapeutike për sëmundje kronike, medikamente dermatologjike, antiepileptikë, antihipertensivë dhe produkte të tjera farmaceutike të ndjeshme. I gjithë malli është konfiskuar sipas procedurave ligjore dhe është dërguar në depot doganore për trajtim të mëtejshëm, ndërsa rasti është iniciuar si kundërvajtje doganore sipas Kodit Doganor dhe Akcizave të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Dogana e Kosovës ka thënë se mbetet e përkushtuar në forcimin e kontrollit në tregun farmaceutik, me qëllim mbrojtjen e shëndetit publik dhe parandalimin e qarkullimit të barnave të pasigurta. /Lajmi.net/

Njoftimi i plotë: