Abelard Tahiri: 33 kërkesa në Kushtetuese për mbrojtjen e rendit kushtetues gjatë mandatit katërvjeçar
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka publikuar sot një përmbledhje të angazhimit të tij katërvjeçar në krye të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, duke theksuar rolin e tij në sfidimin e vendimeve arbitrare dhe në mbrojtjen e rendit kushtetues të vendit. Tahiri ka bërë të ditur se gjatë këtij mandati ka dërguar 33…
Lajme
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka publikuar sot një përmbledhje të angazhimit të tij katërvjeçar në krye të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, duke theksuar rolin e tij në sfidimin e vendimeve arbitrare dhe në mbrojtjen e rendit kushtetues të vendit.
Tahiri ka bërë të ditur se gjatë këtij mandati ka dërguar 33 kërkesa në Gjykatën Kushtetuese, duke i cilësuar ato si “33 beteja për të mbrojtur rendin kushtetues të Republikës”.
Në deklaratën e tij, ai ka theksuar:
“Si kryetar i Grupit Parlamentar të PDK-së, gjatë 4 viteve të fundit kam çuar 33 kërkesa në Kushtetuese, ku 17 prej tyre ende presin vendimin e kësaj gjykate, ndërsa shumicën e të tjerave i kemi fituar me sukses të plotë. Çdo rast ka pasur një qëllim: mbrojtjen e lirisë, demokracisë, barazisë, ndarjes së pushteteve dhe sundimit të ligjit nga vendimet arbitrare dhe ligjet kundërkushtetuese.”
Ai shtoi se këto çështje nuk janë vetëm procedura juridike, por mision shtetformues.
“Këto janë vlerat për të cilat populli ynë ka sakrifikuar shumë. Dhe këto vlera do të vazhdoj t’i mbroj pa kompromis në vazhdimësi”, tha ai.
“Bashkë do t’i japim Kosovës një Qeveri, nën udhëheqjen e Bedri Hamzës, që mbron dhe respekton Kushtetutën, ligjin dhe dinjitetin e qytetarëve”, përfundoi Tahiri.
Me këto deklarata, Tahiri rithekson pozicionimin e tij si një nga zërat më aktivë institucionalë në mbrojtjen e parimeve kushtetuese dhe të drejtave demokratike në vend.